Virusi i mori 7 familjarë, 23-vjeçari, i pari që teston vaksinën e Oxford

Untitled collage 86 1100x620

Një djali i ri 23-vjeçar që raportohet të ketë humbur 7 anëtarë të familjes nga pandemia e koronavirusit është tashmë amerikani i parë që merr pjesë në fazën e fundit të testimit të vaksinës së Universitetit të Oxfordit.

Jacob Serrano dhe 31 persona të tjerë morën një dozë placebo ose vaksinë nga universiteti i Oxford dhe partneri i saj AstraZeneca në Florida gjatë fundjavës së fundit.

Faza e tretë e testimit shikon nëse vaksina është efektive në parandalimin e simptomave COVID-19 në një shkallë të gjerë me mijëra vullnetarë.

Serrano shprehet se ai dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes për të ndaluar virusin vdekjeprurës, i cili ka vrarë më shumë se 183 mijë persona në SHBA deri më tani.

“Unë shoh numrin e madhe të jetëve që kemi humbur dhe thjesht nuk dua që kjo gjë të vazhdojë të ndodhë,”  tha ai gjatë një interviste në CBS News.

Serrano dhe të tjerët morën dozën e vaksinës eksperimentale në Institutin Kërkimor “Headlands Jem” në Lake Worth. Ata do të mbahen në vëzhgim gjatë javëve të ardhshme për të parë se kush ndërton imunitet kundër virusit.