Vrau dy persona gjatë protestave, Trump mbron 17-vjeçarin

Presidenti Donald Trump mbrojti 17-vjeçarin Kyle Rittenhouse, i cili në Kenosha të Uiskonsinit vrau dy persona gjatë protestave.

“Ai po përpiqej t’i largohej turmës së tërbuar dhe u rrëzua. Ata e sulmuan barbarisht. Po e hetojmë atë ngjarje aktualisht, por mendoj se ai e kishte punën pisk në atë moment. Me shumë mundësi do ta kishin vrarë. Ngjarja po hetohet”, tha Trump.

Protestat shpërthyen pasi një polic plagosi me 7 plumba në shpinë një afro-amerikan. Jacob Blake është paralizuar dhe ndodhet ende i shtruar në spital.