Yuri Kim, letër kryetarëve të partive: Mbani të korruptuarit dhe kriminelët jashtë listave

Teksa partitë kanë nisur përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ambasada amerikane ne Tiranë i kërkon krerëve të forcave politike, të mbajnë larg kriminelët. Ambasadorja amerikane Yuri Kim i është drejtuar me shkrim krerëve të partive, duke I kujtuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

“Ligji i dekriminalizimit përcakton se personat e dënuar, hetuar apo me rekorde kriminale në Shqipëri apo jashtë, nuk mund të mbajnë detyra publike, si të zgjidhen nga njerëzit, të emërohen në pozicione të administratës publike, apo në institucione kushtetuese. Çdo falsifikim ose dështim në zbatimin e këtij ligji përbën një vepër penale, subjekt i ndëshkimit sipas legjislacionit kriminal. Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, anëtarë të kuvendit dhe kryebashkiakë janë dorëhequr ose shkarkuar, dhe të tjerë janë hetuar”.

Kryediplomatja amerikane thekson edhe një herë se për Uashungotnin lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritet duke theksuar se janë kryetarët e partive politike ata që kanë një rol kyç në mbajtjen larg listave të emrave të korruptuar. “Sikurse e dini, SHBA mbeten të angazhuara të luftojnë korrupsionin dhe mbështet këdo që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar që veprojnë ilegalisht. Ne do vazhdojmë të tregojmë individët e përfshirë në korrupsion domethënës, sipas Seksionit 7031, në njoftimet vjetore. Ju mund të luani një rol kyç, duke mbajtur individët e korruptuar, jashtë listës së partisë. Në fund të letrës së saj, ambasadorja Kim thotë se SHBA mbështesin dëshirën e shqiptarëve për demokraci, liderë dhe të ardhme me të mirë.