Zbulohet “kopshti magjik i Krishtlindjeve” në Uiskonsin

kopshti krishtlindje 1100x620

Një biznesmen bleu një ndërtesë të vjetër në Uinskonsin, por bashkë me të mori edhe një dhuratë të parakohshme krishtlindjesh: një kopsht mrekulli, të mbushur plot me dhurata.

Ish-kompania prodhuese e nxori fabrikën në ankand një vit më parë. Por, kur pronarët e rinj nisën të bëjnë një tur të ndërtesës më shumë se 100-vjeçare, zbuluan thesarin e vërtetë: qindra pemë krishtlindjesh, drita, personazhe të animuar që kishin mbushur hapësirën prej 8300 metrash katrorë.

Punonjësit me shumë dëshirë kanë hyrë në atmosferën e festave: “Është shumë qejf të punosh këtu”. 

Tani që vera mbaroi dhe njerëzit nisin të mendojnë për festat e fundvitit, kompania në fjalë po mendon të shesë gjithçka prej shtatorit me çmim 50% më lirë: “Nuk të duhet të blesh diçka me patjetër. Thjesht sillni fëmijët dhe shëtitini këtu, është si një kopsht magjik dimri”.