
Zgjedhjet, Meta thërret në takim partitë
Presidenti Meta ka thirrur për konsultime krerët e partive kryesore në vend, para se të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kreu i Shtetit i ka lënë takim kryeministrit Rama të premten në orën 11:00, ndërsa një ftesë i ka vajtur edhe kryedemokratit Basha, i cili pritet të mbërrijë në Presidencë një orë pas shefit të socialistëve. E njëjta ftesë i është dërguar edhe partive të tjera politike.
Në bazë të ndryshimeve të fundit të miratuara në Kodin Elektoral, që reflektuan marrëveshjen politike të 5 qershorit, periudha zgjedhore në dispozicion të Presidentit, brenda së cilës ai duhet të përcaktojë datën e zgjedhjeve, shkon nga 15 prill deri më 15 maj.