Bilanci në Kosovë, bien viktimat dhe rastet

covid kosova 1100x620

Sipas bilancit të sotëm në Kosovë, janë 6 viktimat e pandemisë së COVID-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të prekurit nga pandemia në 24 orët e fundit janë 112, shifra këto në ulje nga dita e djeshme, ku regjistroheshin 147 raste pozitive.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 13.713, ai i të shëruarve 9.923 me 3.251 aktive. Prishtina mbetet vatra kryesore me 36 raste, e ndjekur nga Gjakova me 16 dhe Gjilani me 10.