Del në shitje Samsung Galaxy Z Fold 2, celulari 2000 dollarësh

Samsung ka dhënë detaje të reja për celularin e ri të palosshëm që do të hedhë në treg, Galaxy Z Fold 2.

Dy janë gjërat kryesore: çmimi do të jetë 2000$ (në SHBA) dhe dërgesat do të nisin nga data 18 shtator.

Z Fold 2 do të jetë më rezistent sesa paraardhësi i tij Fold dhe ka një përmirësim në mekanizmin që mundëson palosjen e pajisjes.

Sa i përket të dhënave, Galaxy Z Fold 2 ka një procesor Snapdragon 865 Plus, 256GB hapësirë dhe 12GB RAM. Ndërkohë, ka edhe një bateri prej 4500 mAh.

Sa i përket kamerës, celulari i ri i Samsung 3 kamera (wide, ultrawide dhe telephoto) në pjesën e pasme, të treja me sensorë 12 megapixel. Ka edhe dy kamera për “selfie”, të dyja nga 10 megapixel.

Z Fold 2 është i disponueshëm në dy ngjyra: bronz dhe i zi.