Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fëmijët që flenë pak dhe kalojnë shumë kohë në celular, të rrezikuar nga obeziteti

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 09:49 | Lifestyle
Fëmijët që flenë pak dhe kalojnë shumë kohë

Fëmijët që flenë pak dhe kalojnë shumë kohë me sytë në celular apo tablet, janë më të rrezikuar nga obeziteti.

Sipas një studimi britanik, për çdo orë të shpenzuar në celular, të vegjlit janë 16% më të rrezikuar për të qenë mbipeshë. Ndërkohë që çdo orë më pak gjumë e rrit rrezikun me 23%.

Në kërkimin shkencor u vëzhguan rreth 4000 fëmijë dhe u gjet një lidhje direkte mes përdorimit të tepruar të celularit dhe kohës së pakët të gjumit. Studimi thotë se të pakësosh kohën që kalon fëmija me pajisjet elektronike do të thotë të rritësh kohën për gjumë.

Sipas shkencëtarëve, mungesa e gjumit çon edhe në ndryshime në hormonet që rregullojnë oreksin, duke bërë që fëmijët të hanë më shumë sesa duhet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani