Italia kryen mbi 100 mijë testime, rriten rastet e të infektuarve

123809401 f81922ed 3a1c 4634 ba16 c761ceffd0ce 600x338

Rikthehet rritja e numrit të personave të prekur nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit nga 102 mijë testime të kryera, 1326 persona rezultuan të infektuar me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 978 që ishin një ditë më parë.

Me këto shifra numri total i personave të prekur nga Sars-Covid-2 në Itali arriti në 271 mijë. Viktimat e reja janë 6 për një total prej 35.497 të vdekurish që nga nisja e pandemisë.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur nga koronavirusi me 237 raste të reja, e ndjekur nga Veneto, Lazio dhe Campania.

Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 100 mijë testime, sasia më e madhe e kryer ndonjëherë sipas ministrisë së Shëndetësisë.