Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kombëtarja shqiptare “zbarkon” në Bjellorusi, 3 futbollistë nuk udhëtuan

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 20:32 | Futboll

Kombëtarja shqiptare ka arritur rreth orës 19:00 të së mërkurës në Bjellorusi, ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë të vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Skuadra dhe i gjithë delegacioni morën sot përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë rezultuan negativë, ndërsa më pas u bë edhe nisja nga Rinasi.

Zyra e shtypit në FSHF bëri me dije se me ekipin nuk udhëtuan Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.

Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do të vazhdojnë terapinë dhe stërvitjen në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.

https://www.youtube.com/watch?v=0OdvD9Vuoyg&feature=youtu.be

A2 CNN Livestream

Dita jonë