“L’Equipe”: Neymar, Di Maria dhe Paredes pozitivë me Covid-19

Neymar di maria 1100x620

Pas pushimeve të verës, shumë futbollistë po rezultojnë pozitivë me koronavirus, ndërsa shumica prej tyre kanë pushuar në Sardenja ose në Ibiza.

Së fundmi, PSG njoftoi zyrtarisht se 3 futbollistë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, por nuk bëri të ditur emrat e tyre.

L’Equipe e ka çuar më tej këtë duke zbuluar emrat e futbollistëve, të cilët sipas medias franceze janë yjet e skuadrës Neymar, Di Maria dhe Paredes, të cilët ishin së bashku me pushime në Ibiza të Spanjës.

Ndërkohë, në klubin francez të gjithë janë të shqetësuar, pasi këta tre futbollistë kanë patur kontakte edhe me emra të tjerë si Icardi, Navas, Rico e Verratti, të cilët pritet t’u nënshtrohen tamponëve në orët në vijim.