Milan huazon talentin e Real Madrid

brahim 600x338

Vazhdon të përforcohet Milani në kuadër të sezonit që do të nisë pas disa ditësh.

Pas Tonali dhe Kalulu, dhe pasi rinovoi kontratën me Zlatan Ibrahimovic për një sezon tjetër, klubi kuqezi ka mbyllur operacionin për Brahim Diaz, 21-vjeçarin e Real Madrid.

Sulmuesi do të luajë për kuqezinjtë deri në 30 qershor 2021, i huazuar pa të drejtë blerjeje. Sipas “AS”, pavarësisht këmbënguljes së Milanit, Real Madrid nuk ka pranuar që në marrëveshje të përfshihej klauzola për të drejtën e blerjes, pasi beson te talenti spanjoll.

Futbollisti do të udhëtojë sot në Milano për vizitat mjekësore dhe do të prezantohet të enjten.