Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në karantinë kampi më i madh i refugjatëve në Greqi

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 21:30 | Bota
Në karantinë kampi më i madh i refugjatëve në Greqi

Greqia raportoi rastin e parë me koronavirus në kampin më të madh dhe të mbipopulluar të refugjatëve në Moria dhe për këtë arsye, autoritetet vendosën që vendi të qëndrojë në karantinë për 2 javë.

Pas disa testimeve të kryera, një 40-vjeçar rezultoi i prekur me Sars-Covid 2 dhe tashmë ka nisur hetimi epidemiologjik për gjetjen e personave të tjerë që kanë pasur kontakte me të.

Kampi i Morias në ishullin e Lesbos strehon rreth 13 mijë refugjatë, rreth 4 herë më shumë nga kapacitetet. Shpesh herë ai ka qenë objekt i kritikave nga grupet për të drejtat e njeriut për kushtet e këqija të jetesës.

Menjëherë pas konstatimit të rastit të parë me koronavirus, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit bëri thirrje për një rritje të menjëhershme të kapaciteteve dhe shërbimeve të higjienës si kushte kryesore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë