PD rikthehet në Këshill, Paloka: Koalicionet parazgjedhore nuk negociohen, diskutojmë listat

Partia Demokratike do të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik, por me kushtet e saj.

“Marrëveshja e 5 qershorit e bën të qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë edhe sot në Kodin Zgjedhor. Nëse kjo pikë preket, është prishur marrëveshja”, tha Paloka.

Kushti nga i cili heqin dorë është hapja e listave zgjedhore në nivelin 100% për të cilat nënkryetari demokrat Edi Paloka, i le shteg negocimi.

Paralelisht me disktuimet për Reformën Zgjedhore, demokratët duhet të vijojnë të përgatiten për procesin e ardhshëm elektoral. Ndërsa vijojnë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë e kryebashkiakë, Paloka thotë se edhe përcaktimi i drejtuesve të qarqeve është çështje kohe.

Sipas Marrëveshjes së 5 qershorit, PD duhet të propozojë edhe nënkryetarin e KQZ-së, por Paloka tha se opozita ende nuk e ka emrin e saj.