Pelosi thyen rregullat, pa maskë në një sallon bukurie

694940094001 6186679954001 6186686290001 vs 600x338

Nancy Pelosi nuk respekton udhëzimet për t’u mbrojtur gjatë pandemisë koronavirus. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, është filmuar pa maskë mbrojtëse brenda një salloni bukurie në San Francisko.

Imazhet janë publikuar nga televizioni amerikan, Fox News, që shkruan se Pelosi ka shkelur rregullat e qytetit për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Në bazë të rregullave të San Franciscos, sallonet e bukurisë nuk duhet të hapin dyert nëse operojnë në ambiente të mbyllura.

Ndërkohë, Pelosi ka kritikuar vazhdimisht presidentin Donald Trump për mos mbajtjen e maskës në publik apo ambiente të mbyllura. Republikanët e konsiderojnë Pelosin një hipokrite, pasi shpeshherë u ka kërkuar atyre që të dëgjojnë shkencën lidhur me mbrojtjen gjatë pandemisë, por vetë nuk e bën një gjë të tillë.