Rindërtimi i Thumanës, tërmeti nxori në pah problemet e pronësisë

Mbi 9 muaj nga tragjedia për një pjesë të familjeve që nuk kanë shpresë. Tërmeti i 26 nëntorit shkundi jo vetëm shtëpitë e Thumanës, por dhe pluhurin që kishte mbuluar ndër vite parregullsitë në dokumentet e tyre të pronësisë.

Nga bashkia e Krujës pohohet se problemet me këto dokumente dhe vështirësitë në shpronësime, ishin ndër arsyet e vonesës së punimeve për ndërtimin e lagjes së re pranë fushës së sportit.

Në zonë po punohet. Për t’iu përshtatur projektit të ri po shemben jo vetëm shtëpitë e pabanueshme, por dhe të tjera që nuk kishin pësuar dëme të rënda. Rast i tillë është ai i Besnik Gjucit, i cili duhet të boshatisë banesën e tij deri të premten.

“Lajmëruan nga Komuna, duhet të largosh gjërat. Unë kam kërkuar vlerë monetare, jam pajtuar me to, në qoftë se i marr, normalisht”, thotë Pjetri.

Unë kam kërkuar vlerë monetare, jam pajtuar me të. Në qoftë se i marr, normalisht”, thotë Pjetri

Por pak metra më tutje ka ende banorë që jetojnë në çadra, disa kanë marrë lekët e po i ndërtojnë vetë, por ka dhe raste të çuditshme si ai i familjes Xhixha.

Pjesëtarët e familjes Xhixha kishin ndërtuar shtëpitë në tokën e babait, brenda të njëjtit oborr. Pas tërmetit të nëntorit, u zhvendosën në një çadër e më pas u futën në listën e trajtimit me bonus qiraje. Por vetëm një muaj më parë, sipas Lirie Xhixhës, u zbulua se një pjesë e pronës së tyre figuronte në emër të tjetërkujt, çka e bënte të pamundur përfitimin e rimbursimit apo dhe një banese të re. “Rezultoj se banoj në liqenin e Thumanës, ndërkohë që familja ime ka 120 vjet që banon këtu”, thotë ajo.

“Rezultoj se banoj në liqenin e Thumanës, ndërkohë që familja ime ka 120 vjet që banon këtu”, thotë Lirije Xhixha

Në çadra, sipas bashkisë Krujë, po qëndrojnë shumë familje të tjera në zonë, pasi druhen të braktisin shtëpitë e tyre, edhe pse kanë përfituar nga bonusi i qirasë. Ndërsa viti i ri shkollor po afron, problemeve u shtohet mungesa e shkollave të dëmtuara nga tërmeti dhe mësimi në kushte pandemie në shkollat e tjera.

Bashkia thotë se do të paguajë transportin dhe për nxënësit të cilët duhet të zhvillojnë mësimin në fshatra të tjera. Por Vitore Pjetri thotë se nuk ka përfituar ndihmë për 4 fëmijët e saj. Vitorja me të bijën thonë se paguajnë 15 mijë lekë furgonin për të shkuar në shkollë në Mamurras.

Thumana ishte ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, me shumë jetë të humbura dhe shtëpi të dëmtuara.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 131 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 115 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 189 të shtruar në spital, 16 në terapi intensive, 5 të intubuar