Shpërndarja e ashures, bektashinjtë përkujtojnë heronjtë e Qerbelasë

Masat anti-Covid nuk kanë ndalur besimtarët bektashinj të mblidhen në teqenë e Melçanit për të festuar Ditën e Ashures, ëmbëlsirës në nder të dëshmorëve të Qerbelasë.

Me dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në fjalimin që baba Sadik Ibro mbajti në këtë teqe, duke ndarë mesazhe shprese e inkurajimi.

Më pas, gjithë besimtarët kanë marrë ëmbëlsirën e dëshmorëve, atë të ashures, e cila ka 72 përbërës, aq sa janë edhe dëshmorët e Qerbelasë.