Vaksina, SHBA nuk i bashkohet “Covax” për shkak të OBSH-së

Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të krijuar dhe shpërndarë vaksinën e koronavirusit, për shkak të përfshirjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vendimi, i cili vjen në një moment kritik të situatës me pandeminë, ku rastet i kanë tejkaluar 6 milionë, do t’i mbajë Shtetet e Bashkuara të izoluara nga më shumë se 170 vendet e përfshira në iniciativën COVAX, që synon të sigurojë qasje mbarëbotërore ndaj një vaksine efikase kundër koronavirusit.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të mundur virusin, por ne nuk do të detyrohemi nga organizatat multilaterale të ndikuara nga OBSH-ja e korruptuar dhe Kina:, deklaroi Judd Deere, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trump është i bindur se SHBA ka mjaftueshëm vaksina kandidate në fazë klinike, për ta vazhduar e vetme garën që përfaqëson edhe një sfidë të vizionit të tij, “Amerika e Para”.

Trump, i cili prej kohësh kundërshton aleancat dhe institucionet globale, bën me faj Kinën dhe OBSH për situatën me koronavirusin. Në muajin korrik kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi kongresin dhe OKB se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.