Vrasja e ish-kryekomisarit të Vlorës, Ministria e Drejtësisë i kërkon informacion Prokurorisë së Përgjithshme

Ministria e Drejtësisë kërkon informacion nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me Kristaq Lecin (Gerti Kajo) dhe Bledar Jambellin (Rikardo Muho), të akuzuar si porositës të vrasjes së ish-kryekomisarit të Vlorës, Artan Cuku.

Ata u arrestuan në Greqi, por u liruan nga drejtësia greke, e cila refuzoi edhe ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Ministria pyet nëse ka ndonjë procedim të ri penal ndaj tyre, me qëllim ripërsëritjen e kërkesës për ekstradim.

Aktualisht, dosja ndaj Jambellit e Lecit është në gjykim në Gjykatën e Posaçme.