Zërat për lojtarë me Covid, FSHF përgënjeshtron: Asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv

background FSHF 3900x 450 pixel 600x338

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgënjeshtruar “lajmin e rremë të shpërndarë nga tri media se futbollistë të kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19”.

“Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së.

FSHF ka publikuar edhe rezultatet e testeve të futbollistëve të përmendur.

“I bëjmë thirrje medias të distancohet nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale”, shton FSHF në reagimin e saj.