Aksident me motor në Shkodër, ndërron jetë 32-vjeçari

incidente modica alta auto scooter 1100x620
Pamje arkivi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fshat të Shkodrës, që për pasojë ka shkaktuar vdekjen e një 32-vjeçari.

Viktima, shtetasi me inicialet Z.V. dhe banues në fshatin Velinaj, ishte drejtuesi i një motoçiklete e tipit “Dayang” dhe për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit në fshatin Garuc, duke shkaktuar një rrëzim  fatal për personin.

Forcat e rendit po kryejnë hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.