Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

aksident ok 1100x620

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 06:05 në Kashar.

Mjeti me drejtues Xh.S., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6 për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.