Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident në Korçë, motori përplaset me biçikletën

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 19:25 | Kronikë

Një motor dhe një biçikletë janë përplasur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Kamenicë, ku mjeti tip motor me drejtues V. V., 23 vjeç u përplas me biçikletën me drejtues shtetasin V. M., rreth 65 vjeç.

Të dy të plagosurit u dërguan për ndihmë të mëtejshme në spitalin rajonal, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë