Analiza e BSH, pandemia ka shkaktuar pasiguri për ekonominë

Publikuar më: 3/9/2020, ora 11:49
sejko2 869x579

Analiza e BSH, pandemia ka shkaktuar pasiguri për ekonominë

Publikuar më: 3/9/2020, ora 11:49

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia mbetet e rrezikuar nga pasiguria që rrjedh nga pandemia e COVID-19. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe sistemi bankar. Institucioni mbikëqyrës e ka bërë këtë konstatim në Raportin e Stabilitetit Financiar, një prej dokumenteve më të rëndësishëm të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij.

Por Banka Qendrore vlerëson se pavarësisht pasigurive dhe sfidave që e presin sektorin bankar, masat operacionale të marra nga bankat për sigurimin e vijueshmërisë së funksioneve kritike dhe marrëdhënieve me klientelën, dhe masat e marra nga autoritetet publike për zbutjen e goditjes së pandemisë mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare të vendit, mundësuan që veprimtaria e ndërmjetësimit financiar të vijojë në mënyrë të përshtatshme dhe treguesit financiarë të sektorit bankar të mbeten në nivele të mira. Banka e Shqipërisë deklaron se mbetet e gatshme për të ndërhyrë me të gjitha format për të ruajtur stabilitetin financiar në vend.