Basha publikon në Twitter raportin e EuCham: Shqipëria, në 3 vendet e fundit për të bërë biznes

MBULIM BASHA frame 80 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në Twitter raportin e EuCham, duke theksuar se ai “e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes”.

“Kjo konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune”, shkruan Basha në rrjetin social.

“Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do t’i japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shton Basha.