Befason Juventusi, blen 32-vjeçarin për të përforcuar ekipin e të rinjve

brighenti 600x338

Kur të gjithë tifozët e Juventusit po presin blerjen e Luis Suarez për të përforcuar sulmin, klubi bardhezi ka afruar një sulmues 32-vjeçar krejtësisht anonim.

Andrea Brighenti, lojtari i cili sezonin e kaluar me Monzën ka shënuar 6 gola në Serinë C, është blerë për 250 000 euro. Çudia nuk përfundon këtu, pasi ky futbollist do të luajë me ekipin e të rinjve të Juventusit.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet ironike nga tifozët. “E kanë marrë për të ndarë lojtarët e rinj kur bëjnë sherr”.