Brenda “derës së ferrit” dhe në mes të tornadove, fotot ekstreme të aventurierit kanadez

Në mes të një vullkani, tornadoje apo në majat me ngricë, një aventurier kanadez ka publikuar fotot më ekstreme të udhëtimeve të tij të rrezikshme, por njëkohësisht të jashtëzakonshme. George Kourounis udhëton në disa nga vendet me kushtet më ekstreme atmosferike dhe ka ndarë me “MailOnline” pjesë nga aventurat e tij.

Ai përkufizon si udhëtimin më epik të jetës së tij ditën kur zbriti brenda kraterit Darvaza në Turkmenistan, i tëri i përfshirë nga flakët, duke vendosur edhe një rekord “Guinness” në nëntor 2013. I mbiquajtur “dera e ferrit”, gropa rreth 30 metra e thellë dhe 70 e gjerë, është formuar rreth 50 vite më parë, ndërsa sovjetikët shponin tokën në kërkim të gazit natyror. Në një moment, pas një rrjedhjeje metani, gropa mori flakë dhe qëndron në atë gjendje që prej asaj dite.

Shfletoni galerinë për të parë fotot më ekstreme të tij.