Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

"Covid-2" për ngjarjen: 65-vjeçari me probleme psikologjike, nuk përmendet siguria e pacientëve

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 20:12 | Aktualitet
"Covid-2" për ngjarjen: 65-vjeçari me probleme

Pas ngjarjes së rëndë dhe të përsëritur në spitalin Covid 2, reagojnë mjekët e këtij shërbimi. Me një informacion të cunguar, duke lexuar vetëm deklaratën e shkruar me dorë, përfaqësuesja e mjekëve tha se 65-vjeçari që u hodh nga spitali një ditë pas shtrimit, kishte dhe probleme psikologjike

"65-vjeçari ishte i shtruar me pneumoni të shkaktuar nga Sars Cov-2 dhe po trajtohej prej 24 orësh në Sanatorium me terapi si dhe për shqetësimet psikologjike", tha mjekja.

 Asgjë tjetër nuk u tha edhe për këtë pacient, i dyti pas 29-vjeçarit, i cili edhe ai u vetëvra po në Sanatorium teksa trajtohej për Covid. Edhe për ngjarjen e fundit mjekët refuzuan të japin informacione për gjendjen e pacientit, protokollin e mjekimit për shëndetin mendor si dhe për masat që duhet të kishte marrë Sanatorimi për të mos u përsëritur ngjarja.

Por kush ka familjarë të shtruar me koronavirus e di se çfarë do të thotë. Përpiqen të mos u mungojë asnjë ushqim, ndaj në çdo orar të vendosur nga spitali janë aty. Por janë në ankth pasi nuk kanë asnjë komunikim me familjarët dhe shumë të rralla bisedat me mjekët

Po përse po vetëvriten pacientet e prekur nga Covid?  Një qëndrim vjen nga Shoqata e Infermierëve, një pjesë e të cilëve punojnë në spitalet Covid. Sipas tyre, për këta të sëmurë mungon shërbimi i psikologut, janë të izoluar nga familjarët deri te shook-u që pësojnë për situata të ndryshme

"Kur një pacient që ndërron jetë mbahet në të njëjtën dhomë me pacientin tjetër deri sa te vijë mjekësia ligjore dhe në këtë situatë, një pacient me Covid pëson shook psikologjik duke pasur në dhomë një pacient që ka humbur jetën. Këto dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në anën psikologjike të të sëmurëve".

Ndërsa psikiatrit thonë se koronavirusi ndikon edhe në sistemin nervor. Sipas Irena Thoma mungesa e oksigjenit shfaq probleme në tru.

"Ky tru që vuan do japë shqetësime që mund të jenë me halucinacione, çrregullime sjelljeje dhe deri në gjendje deliri. Covidi ndikon edhe në sistemin nervor, fakti që këta persona kanë mungesë shije dhe nuhatje kjo tregon interesim të sistemit nervor"

Psikiatrja rekomandon menaxhimin e stresit për të ruajtur dhe shëndetin mendor. Mjekja e spitalit psikiatrik thotë se në këtë situatë vihen në shërbim mjekë të spitaleve të tjera sa herë u kërkohet ndihmë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu