Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Daçiç: S’pranojmë ultimatume, Vuçiç mbron interesin tonë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 14:17 | Ballkani
Daçiç: S’pranojmë ultimatume, Vuçiç mbron

Beogradi shkon me projekte ekonomike konkrete në takimin e Uashingtonit me delegacionin e Prishtinës. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili theksoi se agjenda e bashkëpunimit ekonomik do të ndryshojë plotësisht marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve. Ai shtoi se pret bisedime të vështira në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, tha në Beograd se delegacioni i kryesuar nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, nuk do të pranojë ultimatum nga Kosova. “Nëse dikush mendon se mund të vendosë nën presion Serbinë me agjendë të fshehur, jam i bindur se Vuçiç do t’i përgjigjet duke mbrojtur interesin tonë shtetëror dhe kombëtar”, u shpreh ai për televizionin publik serb. Gjithashtu shtoi se nuk pret që të arrihet një marrëveshje politike në Shtëpinë e Bardhë, pasi nuk është përgatitur asgjë në këtë drejtim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë