Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Deti”, Rama: I bindur që presidenti e di që ia fut kot, po të kishte marrëveshje ai do të ishte në dijeni

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 11:07 | Politikë
“Deti”, Rama: I bindur që presidenti e di që ia fut kot,

Po të kishte marrëveshje me Greqinë për detin, presidenti do të ishte në dijeni, thotë kryeministri Rama nga Vlora. Sipas tij, deklarata e ministrit grek nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, por me konceptin për t’u shtrirë me 12 milje aty ku i lejohet.

“Jam i bindur që presidenti e di shumë mirë që ia fut kot, sepse po të kishte një marrëveshje patjetër që presidenti do të ishte në dijeni për këtë dhe nuk do të kishte një marrëveshje pa dijeninë e presidentit”, u shpreh kryeministri.

https://a2news.com/2020/09/02/marreveshja-e-detit-meta-kujdes-me-deklaratat-mund-te-perdoren-kunder-shqiperise/

“E përsëris edhe një herë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politikë me “kap çfarë të kapësh”, që nuk ka asnjë marrëveshje, negociatat me Greqinë janë ndërprerë që prej ndryshimit të qeverisë, pa një përfundim, dhe me qeverinë e re greke nuk kemi rifilluar negociatat, që do të thotë që nuk kemi asnjë marrëveshje për momentin. Ngatërresa e një deklarate të kryeministrit të Greqisë në parlamentin grek, nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, por me konceptin e shtrirjes aty ku është e mundur fizikisht”, shtoi Rama.

https://a2news.com/2020/09/01/ceshtja-e-detit-islami-kufijte-nuk-mund-te-negociohen-me-biseda-telefonike/
https://a2news.com/2020/08/29/marreveshja-per-detin-rama-ka-dy-fjale-per-greqine/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani