Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dialogu në Uashington, Grenell: Ta lëmë mënjanë politikën

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 15:30 | Kosova
Dialogu në Uashington, Grenell: Ta lëmë mënjanë

Në prag të takimit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun, tha se popujt e të dyja vendeve meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar.

“Sot jam i përqendruar tek të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi Grenell në një postim në Twitter.

Më herët edhe këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare Robert O'Brien, konfirmoi fokusimin te çështjet ekonomike, si një mundësi për të çuar përpara paqen. Ndërsa i cilësoi si një zhvillim pozitiv bisedimet në Shtëpinë e Bardhë Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel tha se ky është një konflikt politik që kërkon një zgjidhje politike.

“Dialogu duhet të sjellë si rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i hapë rrugën anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në të gjitha strukturat e Atlantikut të Veriut, përfshirë Bashkimin Europian dhe NATO-n. Dhe duhet t’i sigurojë Kosovës anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, u shpreh Eliot Engel.

Një këshilltar i posaçëm i presidentit Trump tha të martën se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe bizneset janë të zhgënjyera. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret dhe se asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë