Diskutimet për datën e zgjedhjeve, Rama takon nesër Metën

Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës së presidentit Ilir Meta në lidhje me nisjen e diskutimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Burime nga Partia Socialistë bëjnë me dije se nesër në Presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve do të shkojë kryetari i PS, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla.

Presidenti Meta pas takimit me drejtuesit e PS për këtë çështje do të takohet dhe me përfaqësuesit e PD dhe LSI.