Dueli i luksit, Spanja përballë Gjermanisë për të marrë “hakun” e Barcelonës

low luis enrique 1100x620

Liga e Kombeve ndërkohë do të nisë menjëherë me një duel luksi për kombëtaret që synojnë trofeun. Në grupin A, do të përballen sot dy skuadra pretendente, Gjermania dhe Spanja.

Këto dy përfaqësuese nuk janë ndeshur prej 10 vitesh në një ndeshje zyrtare, që nga gjysmëfinalet e Botërorit të vitit 2010.

Rivaliteti në fushë pritet të jetë i madh, edhe për faktin se Spanja do të kërkojë të hakmerret ndaj Gjermanisë për humbjen turpëruese të Barcelonës, 8 me 2 nga Bajerni i Mynihut në Champions League.

Shumë emra të rinj janë thirrur nga të dy teknikët, Luis Enrique dhe sidomos Joachim Low i cili ka lënë të pushojnë, futbollistë si Neuer, Kimmich apo Gnabri për shkak të ngarkesës me bavarezët e Bajernit të cilët luajtën deri në finalen e Championsit.