Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Efektet e Covid-19, çfarë po ndodh brenda pavioneve hermetike?

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 20:05 | Aktualitet
Efektet e Covid-19, çfarë po ndodh brenda pavioneve hermetike?

Brenda pak ditësh, i dyti qytetar, njëkohësisht pacient me Covid 19, i dha fund jetës së tij. Mbrëmjen e djeshme nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur muajt e fundit si spitali Covid 2, një 65-vjeçar u hodh, siç u raportua, duke gjetur kështu vdekjen.

Stafi i spitalit, pas ngjarjes, tha se pacienti krahas Covid-19 merrte trajtim edhe për probleme psikologjike. Një ngjarje e tillë sigurisht që është e rëndë, por edhe më herët ambientet e spitaleve ku po trajtohen pacientë me koronavirus, janë bërë shënjestër e shqetësimeve, sidomos nga familjarët e personave që ndodhen brenda.

Pamjet e pakta që janë siguruar nga brenda këtyre spitaleve tregojnë të kundërtën e atyre që pretendohet jashtë, sidomos nga familjarët. Ata pretendojnë se ambientet janë hermetike dhe është mjaft e vështirë qoftë edhe të komunikosh me familjarët.

Ndaj, pas ngjarjeve të tilla, lindin pyetje të cilave u dha përgjigje në A2 psikiatrja Arjana Rreli. “Pandemia ishte një sulm i befasishëm që iu bë jo vetëm fizikut tonë, por edhe mendjes sonë sepse me gjithë të panjohurat secili nga ne bart ankthet e veta në lidhje me çfarë jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, ky virus ndikon te secili nga ne. Të mos harrojmë që ka specifikat e veta. Një i sëmurë me Covid do të hyjë në një institucion, siç është spitali, i cili zakonisht në mendësinë tonë është vendi ku rreziku na kanoset rëndësishëm. Nga ana tjetër, nga koeficientët e sigurisë që kërkon ky virus e bën pacientin që të izolohet nga familjarët dhe përgjithësisht ne shqiptarët kemi një lloj afeksioni për të sëmurin që e shfaqim duke e mbështetur moralisht, por edhe nëpërmjet vizitave tona fizike në spital, por këtë nuk e bëjmë dot në këto kushte. Nga krahu tjetër, mesa di, janë hequr edhe mjetet e komunikimit, që ndoshta do të ishte një mënyrë për të ndarë emocionet si të personave të shtruar, por edhe të familjarëve. Të mos harrojmë që edhe personeli aty brenda është mjaft i tensionuar, pasi numri i personave që ata duhet t’u japin ndihmën është i konsiderueshëm. Të gjitha këto bëjnë që tensioni të jetë shumë i lartë në këtë këto spitale”, shprehet psikiatrja.

A do të ishte i nevojshëm një ndryshim i rregullave në këto spitale? “Nuk është asnjëherë vonë për të shtuar një staf me psikologë dhe punonjës socialë. Psikologët janë profesionistë të fushës në këtë rast dhe do ta ndihmonin pacientin duke e mbështetur atë psikologjikisht dhe pse jo edhe stafin mjekësor, që nuk është jo pak në stres në këto raste”.

https://a2news.com/2020/09/03/covid-2-per-ngjarjen-65-vjecari-me-probleme-psikologjike-nuk-permendet-siguria-e-pacienteve/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu