Gjata: Rama sfidon Yuri Kim, nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin

clirim gjata 1100x620

Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një postim në Facebook shkruan se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për t’u ndarë prej tyre

“Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkëlqim Selami”, shkruan Gjata, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto nga takimi.

“Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren. Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”, mbyllet postimi i Gjatës.