Kishte hyrë për t’u larë, mbytet në rezervuar 19-vjeçari

mbytet ne liqen 1100x620

Një 19-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën në rezervuarin e fshatit Novosej në Kukës.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, 19-vjeçari S.B. kishte hyrë për t’u larë në ujërat e rezervuarit dhe nuk ka dalë më prej aty.

Në vendngjarje kanë shkuar palombarët dhe forcat e policisë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.