Koronavirusi futet edhe te Atletico Madrid, infektohen dy futbollistë

Costa arias 1100x620

Jemi në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik dhe çdo ditë e më shumë po infektohen futbollistë në ligat kryesore europiane, duke e vënë seriozisht në diskutim nisjen normale të kampionateve.

E fundit është skuadra e Atletico Madrid në Spanjë që ka konfirmuar se dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Në ndryshim nga PSG, i cili nuk publikoi emrat e 3 futbollistëve të infektuar një ditë më parë, skuadra spanjolle ka bërë të ditur se ata janë Diego Costa dhe Arias.

Në njoftim theksohet se të dy lojtarët janë asimptomatikë dhe me shëndet të mirë, por sipas rregulloreve shëndetësore, ata janë vetizoluar në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e virusit.