Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kosova ndalet nga Moldavia, Liga e Kombeve nis me barazim

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 22:41 | Futboll
Kosova ndalet nga Moldavia, Liga e Kombeve nis me barazim

Kosova e ka nisur me barazim këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke u ndalur në një rezultat 1-1 ndaj Moldavisë, në takimin e zhvilluar në Parma.

Dardanët e dominuan takimin, duke u hedhur menjëherë në sulm, por Moldavia ishte e para që shënoi në minutën e 20 me anë të Nicolaescu. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes shtoi sulmet në drejtim të portës kundërshtare, por Moldavia ishte e ngjeshur e gjitha mbrapa dhe mungesa në sulm e Muriqit e vështirësoi edhe më shumë gjetjen e golit.

Megjithatë, pas shumë përpjekjesh, Kololli gjeti golin në minutën e 71-të, por vetëm kaq, pasi Moldavia vijoi të mbrohet duke marrë një pikë në këtë ndeshje të parë.

Edhe pse doli e pamposhtur dhe luante në transfertë, për Kosovën ishin dy pikë të humbura nga ky takim, dukë pasur parasysh se Moldavia konsiderohet si skuadra më e dobët e grupit, të paktën në letër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani