Navalny i helmuar me noviçok, Rusia nuk pranon akuzën: Nuk ka vend për sanksione

kremlin navalny 1100x620

Rusia nuk pranon akuzën se është përgjegjëse për helmimin e opozitarit, Aleksei Navalni, me agjent nervor “noviçok”. Gjithashtu thekson se nuk shikon ndonjë arsye që të vendosen sanksione kundër Moskës lidhur me këtë çështje.

Reagimi i Kremlinit erdhi pasi qeveria e Gjermanisë konfirmoi zyrtarisht helmimin e Navalnit me agjentin nervor të stilit sovjetik, si përpjekje për ta vrarë atë.

Ndërkohë, lidhur me zhvillimet e fundit për këtë çështje është prononcuar edhe Bashkimi Europian. Brukseli i kërkoi Moskës një hetim të detajuar dhe të pavarur për të zbuluar përgjegjësit.

Navalni u helmua me 20 gusht dhe ndodhet në koma që prej trajtimit në një spital të Siberisë. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në një spital të Berlinit.