Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Një skulpturë e përgatitur me 363 kg gjalpë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 13:07 | Lifestyle

Një skultpurë e madhe me gjalpë duket se po bën lajm kudo në Shtetet e Bashkuara.

Shoqata Amerikane e Qumështit normalisht do ta prezantonte skulpturën në panairin vjetor në Nju Jork, që për shkak të pandemisë këtë vit është anuluar.

Punimet e këtij viti quhen “Të ushqejmë të ardhmen” dhe përbërësi kryesor është gjalpi. Artistët kanë përdorur plot 363 kg gjalpë për të ndërtuar brenda pak orëve skulpturën masive.

Mesazhi kryesor që artistët donin të përcillnin përmes skulpturës është rëndësia e konsumimit të qumështit te nxënësit, qofshin në shkollë apo në shtëpi dhe imazhet e saj kanë pushtuar rrjetin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë