Një tjetër ish-kryeministër i Kosovës thirret si i dyshuar nga Gjykata Speciale

KOSOVA RASTET MB frame 858 1100x620

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, është zyrtari i radhës nga Kosova që thërritet të dëshmojë në cilësinë e të dyshuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK, Çeku konfirmon për media se do të paraqitet në dhomat e Gjykatës Speciale në Hagë për t’u marrë në pyetje më 28 shtator.

Deri më tani Gjykata Speciale ka thërritur për të marrë në pyetje presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e parlamentit Kadri Veseli dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK.