PD kritika qeverisë, Spahia: Nuk mendon për trajtimin psikologjik të pacientëve me Covid

Mbulim Bardh Spahia frame 0 1100x620

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk mori asnjë masë për trajtimin psikologjik të pacientëve me Covid 19. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia tha se drejtuesit e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve.

Sipas Spahisë, autoritetet duhet të zbatojnë një plan konkret sa më parë, pas rastit të dytë të vetëvrasjes së një pacienti me Covid në spital.

“Duhet një impenjim serioz i autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes”, shkruan në një reagim në FB, Bardh Spahia.