Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Politika te qytetarët, analistët: Fokusi te fushata, devijim vëmendjeje nga problemet

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 19:57 | Politikë
Politika te qytetarët, analistët: Fokusi te fushata, devijim

Sezoni i ri politik u ka lënë në tryezë politikës detyra të mbartura, si implementimi i marrëveshjes së 5 qershorit apo edhe zbatimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, janë detyrimet ndaj qytetarëve.

Analistët mendojnë se në strategjinë e re të liderëve politikë, po synohet shpërqendrimi i vëmendjes nga elektorati, për ta marrë atë mbi vete dhe punët e brendshme të partive.

Si Basha, ashtu edhe Rama duket sikur pak muaj para zgjedhjeve, po tentojnë të zbresin nga froni për të konsultuar ofertat e tyre paraelektorale me qytetarët.

Kush në qeveri e kush në opozitë, dy forcat kryesore kanë promovuar gjatë këtyre 7 viteve emra të rinj që pak njiheshin brenda partisë. A mund t’u kthehet kjo në boomerang liderëve politikë, tani që u duhet t’i dërgojë ata të mbledhin vota me lista të hapura?

A2 CNN Livestream

Dita jonë