Skuadra që ka plot 18 lojtarë me koronavirus

boca juniors ok 600x338

Boca Juniors ka konfirmuar se 18 lojtarë të ekipit janë të infektuar me koronavirus, 15 ditë përpara nisjes së Kupës Libertadores.

Klubi argjentinas e dha lajmin pas testeve të kryera te të gjithë lojtarët dhe stafi teknik.

“Të gjithë do të izolohen siç thotë protokolli dhe do t’i nënshtrohen testeve të tjera përpara se të rinisin stërvitjen”, lexohet në komunikatë.

Boca Juniors nisi stërvitjen në një “flluskë” për t’u përgatitur për nisjen e sezonit të ri, por ky infektim masiv ka bërë që klubi të hetojë për arsyet e shpërthimit të Covid-19 mes lojtarëve të tij.