Spanja shpëton në sekondën e fundit, Gjermanisë i ikin 3 pikë nga duart

052e9cc19ee1d0285cea3f329026bfdco2 1100x620

Edhe pse me dy ekipe të reja në moshë Gjermania dhe Spanja dhuruan spektakël në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Gjermania dhe Spanja e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e parë të kompeticionit europian, të vlefshme për grupin A.

Pjesa e parë e takimit pati raste të shumta dhe vrull nga të dyja anët, por finalizimet ishin të pasakta dhe të dy ekipet u futën në dhomat e zhveshjes me porta të paprekura.

Me fillimin e së dytës, gjermanët u hodhën në sulm dhe gjetën golin në minutën e 51 të takimit me Werner. Spanja krijoi shumë, por mund të shihej qartë mungesa e një sulmuesi si Costa apo Torres.

Atëherë kur mendohej se djemtë e Low do të dilnin të fituar nga kjo ndeshje vjen dhe goli i iberikëve në minutën e 96 me Gaya edhe pse arbitri kishte akorduar vetëm 4 shtesë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi përballë Zvicrës me rezultatin 2-1.