Takimi në Uashington, Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë që të mos jetë politike

kurti2 1100x620

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kritikoi delegacionin e Kosovës për takimin në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe.

Ai e cilësoi këtë vizitë turistike, ndërsa nënvizoi se nuk ka marrëveshje ekonomike që të mos jetë dhe politike.

“U tha që marrëveshja do të jetë vetëm ekonomike, mirëpo nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike me Serbinë e cila nuk është edhe politike. Që nga statusi i palëve që nënshkruan marrëveshjen te përmbajtja e marrëveshjeve, e deri tek efektet e saj, karakteri politik është i pashmangshëm.

Fundja këto negociata që janë paralajmëruar do të mbahen në prezencë të këshilltarit për siguri, e jo në prezencë të anëtarëve të këshillit për ekonomi për shembull. Për këto negociata të paralajmëruara nuk ka fare transparencë. Nuk dihen agjenda e formati, nuk dihen përmbajtja e qëllimi”, tha Kurti.