Testohen me mijëra mësues në Spanjë mes rritjes së rasteve të reja me Covid-19

Mijëra mësues iu nënshtruan testeve për Covid-19 në Madrid të enjten, pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik në Spanjë.

Testimet masive të planifikuara nga qeveria rajonale e Madridit u ndërprenë të mërkurën, pasi qendrat ku po kryhej vaksinimi u tejmbushën nga mijëra mësues që pritën në radhë për orë të tëra, pa qenë në gjendje të ruanin distancën sociale.

Testimet rifilluan të enjten pas incidente, ndërsa një numër më i madh qendrash hapën dyert për të mirëpritur stafin shkollor. Ndërsa Spanja po regjistron numrit më të lartë të rasteve me Covid-19 në të gjithë botën, autoritetet po përpiqen të shuajnë frikën se shkollat do të kthehen në vatra të infektimit.

“Çdo gjë që bëjmë do të ndryshojë. Nga mënyra se si hyjmë në shkollë apo mënyra si dalim; nxënësit nuk do të jenë në gjendje të punojnë në grup, të prekin të njëjtat pajisje apo të kenë afrimitet me njëri-tjetrin. Të mësosh gjuhët e huaja me maskë do të jetë tejet e vështirë”, shprehet një mësuese.

Shkollat në 17 rajone të Spanjës janë përgatitur të rihapen në fund të javës së parë ose në fillim të javës së dytë të shtatorit. Sipas udhëzimeve kombëtare të publikuara më 27 gusht të gjithë fëmijët nga mosha 6-vjeçare duhet të mbajnë maska. Vonesa e qeverisë në prezantimin e udhëzimeve ka gjeneruar zemërim mes mësuesve dhe prindërve që mendojnë se reagimi duhet të kishte qenë më i shpejtë. Spanja regjistroi 3663 raste të reja 24 orët e fundit, më pak se sa shifra rekord prej 10 mijë të infektuarish, të premten e kaluar. Vdekjet vijojnë të mbeten të ulëta.