Tronditet Gjermania, mamaja vret 5 fëmijët e saj në “qytetin e thikave”

Gjermania është tronditur sot nga një lajm tragjik nga Solingen, një qytet prej 160 mijë banorësh në afërsi të Dyseldorfit dhe Këlnit, që është i njohur historikisht vetëm për  prodhimin e shpatave dhe thikave cilësore.  

Sipas autoriteteve policore, një grua 27-vjeçare dyshohet se ka vrarë 5 fëmijët e saj, para se të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur përballë një treni. Mamaja ka mbijetuar, edhe pse paraqet plagë të rënda që po trajtohen në spital.

Ndërkohë forcat policore u njoftuan me telefon nga gjyshja e të vegjëlve, u nisën urgjentisht në banesën ku kishte ndodhur ngjarja makabre, por nuk arritën në kohë për të shpëtuar 5 fëmijët me moshë një, dy, tre, gjashtë dhe tetëvjeçare.

Nuk dihen ende arsyet e tragjedisë, por autoritetet do të mbajnë një konferencë shtypi në orët në vijim.