U hodh nga dritarja e spitalit, stafi i “COVID2”: 65-vjeçari, me probleme psikologjike

spitali reagim 1100x620

Pas ngjarjes së rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka reaguar stafi i COVID-2. Përfaqësuesja e mjekëve ka deklaruar se 65-vjeçari i cili u vetëvra një ditë më parë, veç koronavirusit trajtohej edhe për probleme psikologjike.

“Kishte vetëm 24 orë që po trajtohej në spitalin tonë me terapinë e mjekimit për Covid-19, si dhe shqetësimet psikologjike”, tha përfaqësuesja.

Por, mjekët nuk kanë dhënë asnjë informacion për ngjarjen dhe masat e sigurisë që janë marrë për pacientët, veçanërisht ata që po e kalojnë më rëndë edhe nga shëndeti mendor infektimin.