Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vështirësi financiare, bashkitë e Hasit e Tropojës duan fonde për hapjen e shkollave

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 13:32 | Aktualitet
Vështirësi financiare, bashkitë e Hasit e Tropojës duan

Bashkitë e verilindjes po përballen me disa vështirësi financiare në këtë prag nisje të vitit të ri shkollor, në kushtet dhe rregullat e pandemisë Covid-19.

Mungesa e fondeve dhe infrastruktura e pamjaftueshme për të siguruar kushtet e kërkuara në kuadër të protokollit sanitar janë problemet që shqetësojnë drejtuesit vendorë të Hasit dhe të Tropojës. Këto probleme iu parashtruan në një takim edhe prefektit të qarkut të Kukësit nga nënkryetari i Bashkisë së Tropojës Abedin Kërnaja dhe nënkryetari i Bashkisë së Hasit, Flamur Thaçi.

Gjithsesi, me ato pak mundësi që kanë në dispozicion drejtuesit lokalë, janë shprehur se do të bëjnë ç’është e mundur që viti i ri shkollor të fillojë në datën e caktuar dhe me kushtet e përcaktuara nga protokolli anti-Covid.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani